Pochettino: Unë nuk jam palaço, jam trajner - nëse dikush do një palaço, le ta kërkojë

Futboll

Pochettino: Unë nuk jam palaço, jam trajner - nëse dikush do një palaço, le ta kërkojë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:27
Chelsea

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka përjetuar një fitore të çmendur ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier.

Pasi ishin në avantazh 2-0, Blutë iu nënshtruan dy golave ​​të Alejandro Garnacho dhe një të Bruno Fernandes për të kaluar në disavantazh 2-3, derisa Cole Palmer të shënonte në minutat shtesë dy gol, duke bërë një rikthim historik për fitoren 4-3 në Stamford Bridge.

Ndërsa lojtarët e Chelseat festuan rikthimin me stil, trajneri i tyre u kritikua për ftohtësinë e tij dhe gjoja pasionin e paktë të transmetuar nga vija anësore gjatë ndeshjes.

“Pasion nuk është të jesh një i çmendur që bën budallallëqe në krah… Unë nuk jam i tillë”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes.

“Skuadra duhet të tregojë pasion me 11 lojtarë në fushë, duke vrapuar, duke u përpjekur dëshpërimisht të rikuperojë topin dhe të shënojë gola. Mendoj se ky është pasioni që tifozët tanë duhet të shohin”.

“Më duhet të jem klinik, i qetë dhe analitik për t’u përqendruar në lojë. Në fund të ndeshjes, natyrisht, tregoni pasionin tuaj siç tregova unë sot… Nuk është një cirk që ju nevojitet, një palaço në linjën e bandës”.

“Unë nuk jam palaço, jam kryetrajneri, nëse dikush do një palaço le ta kërkojë një të tillë”, përfundoi trajneri 52-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat