Granit Xhaka: Është gjithmonë e rrezikshme

Futboll

Granit Xhaka: Është gjithmonë e rrezikshme

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:26
Bayer Leverkusen

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka thurë elozhe për ekipin e tij, Bayer Leverkusen, pasi siguruan kalimin në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Bayer Leverkusen fitoi pa shumë vështirësi në shtëpi ndaj Union Berlinit me rezultat 4:0 në ndeshjen gjysmëfinale, duke siguruar kalimin në finale, ku do të ndeshet me Kaiserslautern.

“Ne luajtëm seriozisht.

Është gjithmonë e rrezikshme në një gjysmëfinale kundër një skuadre të kategorisë së dytë në shtëpi që të luash vetëm me 80 ose 90 për qind.

Por ky ekip nuk di 90 për qind, di vetëm 100 për qind dhe në çdo të tretën ditë”, ka thënë Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat