Trajneri i Spartës thur elozhe për Tucin

Futboll

Trajneri i Spartës thur elozhe për Tucin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 17:15
Indrit Tuci

Indrit Tuci u transferua gjatë merkatos dimërore nga Lokomotiva e Zagrebit te Sparta e Pragës, ekip ku luan edhe Qazim Laçi. Me mesfushorin energjik të Kombëtares që është një nga të preferuarit e tifozëve.

Tuci po përshtatet shumë mirë te kampionët e Çekisë. Të mërkurën u shfaq protagonist me asist në suksesin 0-2 kundër Opavës, që i siguroi Spartës kualifikimin në finalen e Kupës së Çekisë.

Në deklaratën pas fitores, trajneri i ekipit kryeqytetas, Brian Priske, u ndal edhe tek Indrit Tuci dhe Markus Solbakken, dy afrimet e merkatos së janarit.

“Tuci dhe Solbakken po përshtaten shumë shpejt me ne. Kjo dëshmon jo vetëm për qëndrimin e tyre, por edhe mjedisin e mirë që ekziston te Sparta.

Ata duan të mësojnë dhe të përfshihen sa më shumë në punën e përditshme. Në të njëjtën kohë, ata po ndihen rehat edhe me shokët e rinj të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat