Vetëm sulmi vlen 715 milionë euro

Futboll

Vetëm sulmi vlen 715 milionë euro

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:59
Logo e Real Madridit

Futbolli ka evoluar në ritëm, në numrin e ndeshjeve dhe në kilometrat e udhëtimit. Futbolli është shumëfishuar dhe Reali i Madridit ka hartuar prej kohësh një strategji: të ketë një arsenal plot me “Galacticos” në sulm dhe të gjithë të jenë të moshës 25 vjeç ose më të rinj.

Kjo do të thotë, në kulmin e tyre ose afër tij dhe të gjithë në të njëjtën kohë, në sintoni, por mbi të gjitha, në falangë.

E gjithë kjo do të kristalizohet në verë me mbylljen e mozaikut të ideuar dhe realizuar nga Florentino Perez: me ardhjen e Mbapesë (25 vjeç) dhe më të riun nga të gjithë, Endrik (ai do të mbushë në korrik 18 vjeç).

Një proces që kishte nisur me Vinicius (23), Bellingam (20), Rodrigo (23) dhe të cilit i janë bashkuar dhe Brahim Diaz (24) dhe Arda Gyler (19). Shtatë yje me një vlerë të përbashkët tregu për momentin, prej 715 milionë euro sipas “Transfermarkt”. Por as “Galacticos” origjinalë (Raul, Ronaldo da Lima, Figo, Bekham dhe Zidane), as mishërimi i radhës i udhëhequr nga figura e plotfuqishme e Kristiano Ronaldos (Benzema, Kaka, Bejl, Ksabi Alonso…) nuk kanë pasur këto vlera sa versioni “Galacticos 3.0”, të përforcuar nga një valë mesfushorësh dhe mbrojtësish plot gjallëri dhe forcë fizike të pazakontë…

Roli difensiv do të drejtohet nga Valverde (25 vjeç), shfaqja energjike e të cilit thyen rekorde çdo sezon, plus lëvizshmërinë e pafund të Kamavingës (21) dhe Tçuamenit (24) si kontrollues i “trafikut ajror”. Pas tyre janë Alfonso Devis, 24 vjeç (pritet të bashkohet me Realin), me shpejtësinë e tij “supersonike” dhe si një “fshesë”, Eder Militao, i vetmi nga lojtarët e përmendur deri më tani që ka mbushur 26 vjeç…

Për çdo rast, skuadra e bardhë po planifikon gjithashtu të afrojë në ekip atë që e ka identifikuar si partnerin e ardhshëm të brazilianit. Ai është francezi Leni Joro (18 vjeç, 190cm), i cili, siç raporton “AS”, përfundon kontratën me Lilën në vitin 2025 dhe nuk ka ndër mend të rinovojë, parë interesin e Madridit. Klubi po vlerëson nëse është më mirë të marrë përsipër koston e tij tani (rreth 60 milion euro) ose ta presë deri në vitin 2025 për ta marrë falas (me një bonus transferimi). Në një mënyrë ose në një tjetër, Joro është ai që pëlqehet dhe synohet më shumë.

PREKJA E FUNDIT… HOSELU Por duke u rikthyer në të tashmen, dhe te sulmi shtatëpjesësh që po konfigurohet dhe që janë aktualisht yjet e skuadrave të Francës, Brazilit, Anglisë, Marokut dhe Turqisë, Madridi po studion nëse do të shtojë apo jo prekjen e fundit, një ndërkombëtar spanjoll: Hoselu. Performanca e galicianit këtë vit ka kënaqur drejtuesit e klubit dhe çmimi i tij i blerjes (1.5 milion euro) është pothuajse për të qeshur nisur nga rendimenti që ai ka ofruar në këmbim gjatë huazimit të tij (14 gola nga roli i tij si zëvendësues i rregullt). Klubi nuk po nxiton dhe do të dëgjojë edhe vetë Hoselun, i cili e ka të qartë se çfarë e pret kur në skuadër të bashkohen Mbape dhe Endrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat