Ndeshja Sileksi – Gostivari do të luhet të shtunën

Futboll

Ndeshja Sileksi – Gostivari do të luhet të shtunën

Nga: K.G. Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:25
Pamje nga një ndeshje

Në fundjavë janë planifikuar ndeshjet e javës së 26-të në elitën e futbollit maqedonas. 

Si zakonisht të shtunën është caktuar një ndeshje, përkatësisht dueli në Kratovë ndërmjet Sileksit dhe skuadrës shqiptare Gostivari. 

Ndeshja fillon nga ora 15.00. 

Të dielën luhen Tikveshi - Brera, Makedonia GP – Shkendija, Bregallnica – Shkupi, Vardari – Struga TL dhe Voska – Rabotniçki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat