Zidane qëndron në pritje

Futboll

Zidane qëndron në pritje

Më: 4 prill 2024 Në ora: 16:20
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane është gati të kthehet në detyrë për një eksperiencë të re.

I përmendur shpesh për një kalim te Bayern Munich, trajneri francez duket se ka ide të qarta në lidhje me atë që do të bëjë.

Siç ka bërë të ditur “El Mundo Deportivo”, opsioni që tundon më shumë Zidane është ai që do ta çonte te stoli i kombëtares franceze.

Pasi ka refuzuar ofertat e ndryshme që ka marrë në javët e kaluara, Zizou do të donte të kurorëzonte ëndrrën për të drejtuar stolin e “Gjelave”, duke marrë vendin e Deschamps.

Në lidhje me këtë, ecuria e Francës në Euro 2024 mund të rezultojë vendimtare. Zidane, në fakt, po vlerëson me kujdes situatën e Deschamps, i cili është blinduar nga federata me një kontratë deri në 2026-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat