Nën hetim

Futboll

Nën hetim

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:50
Gerrard Pique

Gerrard Pique “i bie lapsi”, ish-lojtari i Barcelonës nën hetim nga Garda Civile!

Transferimi i Superkupës së Spanjës në Arabi është nën dyshime, për këtë arsye Garda Civile kërkoi gjurmimin e disa prej llogarive të Gerard Pique, i cili ndërhyri përmes kompanisë së tij Kosmos në diskutimin për ndryshimin e vendit të eventit.

Objektivi i hetimit është të zbulojë nëse ish-lojtari i Barcelonës i ka dhënë dhurata apo donacione ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të organizatës për negocimin. Ish-lideri gjithashtu po hetohet për veprën penale të korrupsionit.

Garda Civile thekson se ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos në të cilën janë marrë komisionet nga kompania Sela, dhe specifikon se shuma e transferuar në klub është më shumë se një e katërta e të ardhurave të marra nga shoqëria saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat