Granit Xhaka: Shihemi në Berlin

Futboll

Granit Xhaka: Shihemi në Berlin

Më: 4 prill 2024 Në ora: 12:47
Granit Xhaka

Granit Xhaka e bëri një tjetër arritje me Bayer Leverkusenin.

Ylli nga Kosova arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë pasi “Farmaceutikët” e mposhtën Dusseldorfin në gjysmëfinale me rezultat të thellë, 4:0.

Wirtz me dy gola dhe Adli e Frimpong me nga një shënuan për Leverkusenin, i cili pasi e ka kryer thuajse punën sa i përket titullit të kampionit në Bundesligë, po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të një tjetër trofeut.

E pas fitores së mbrëmshme, përfaqësuesi zviceran e bëri një postim në rrjetet sociale: "Shihemi në Berlin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat