Festojnë dy shqiptarë në Poloni

Futboll

Festojnë dy shqiptarë në Poloni

Më: 3 prill 2024 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Dejvi Bregu u transferua te Wisla Krakow gjatë merkatos verore. Skuadra e njohur polake garon në divizionin e dytë këtë sezon, teksa sot ka arritur një sukses të madh.

Duke prerë një biletë për në finalen e Kupës së Polonisë, për herë të 11-të në histori. Wisla triumfoi 2-1 kundër Piast Gliwice, ekipit që garon në elitën e futbollit polak (Ekstraklasa).

Sulmuesi vlonjat u fut në fushë në minutën e 58’ kur rezultati ishte 2-1 për vendasit.

Ndërkohë, Vullnet Basha, shqiptari tjetër i Wislës, i cili në 2013 debutoi me kombëtaren shqiptare, e ndoqi nga stoli suksesin e shokëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat