Dhuna ndaj lojtarëve të Fenerbahces, merret vendimi për Trabzonsporin

Futboll

Dhuna ndaj lojtarëve të Fenerbahces, merret vendimi për Trabzonsporin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:29
Pamje nga incidenti

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur një sanksion prej gjashtë ndeshjesh në shtëpi pa shikues, përveç gjobave financiare, ndaj Trabzonsporit, për agresionin e tifozëve të kësaj skuadre ndaj lojtarëve të Fenerbahçes pas ndeshjes së 17 marsit.

Gjatë takimit të luajtur në stadiumin “Papara Park”, në Trabzon, të cilin Fenerbahçe e fitoi 2-3, tifozët vendas hodhën shishe plastike në drejtim të ekipit mysafir dhe pas ndeshjes, shumë prej tyre hynë në fushë.

Futbollistët e Fenerbahces iu kundërpërgjigjën dhunës me dhunë dhe shumë prej tyre u shpëtuan nga forcat e sigurisë, të cilët i shoqëruan deri në dhomat e zhveshjes.

Incidenti shkaktoi shumë polemika dhe Federata tani ka vendosur që Trabzonspori të luajë gjashtë ndeshje në shtëpi pa shikues, përveç një gjobe prej tre milionë liretash (gati 90,000 euro).

Federata Turke e Futbollit gjobiti gjithashtu tre lojtarë të Fenerbahçes dhe dy punonjës teknikë pasi u përleshën me tifozët që u hodhën në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat