Manaj nuk ka të ndalur, gol në frymën e fundit me Sivassporin

Futboll

Manaj nuk ka të ndalur, gol në frymën e fundit me Sivassporin

Më: 3 prill 2024 Në ora: 18:25
Manaj

Manaj nuk ka të ndalur, gol në frymën e fundit me Sivassporin!

Rey Manaj nuk ka të ndalur.

Sulmuesi 27-vjeçar ka gjetur sërish golin, këtë herë në minutën e 89’, duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Sivassporit në sfidën përballë Katagumrukut.

Pas një krosimi nga krahu, Manaj u gjend në vendin e duhur dhe stopoi mirë topin, për ta dërguar në rrjetë dhe nisur festën e tifozerisë vendase.

Ky është goli i 16 i Rey Manajt në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që sheh para vetes vetëm Dzekon e Icardin, që janë shënuar nga 18 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat