Përballja e rivalëve të qytetit, i takoi Ballkanit

Futboll

Përballja e rivalëve të qytetit, i takoi Ballkanit

Nga: K.G. Më: 3 prill 2024 Në ora: 16:54
Ballkani

Suhareka ka befasuar për të mirë me lojë por jo edhe me rezultat, pasi që ka pësuar humbje (0:1) nga rivali i qytetit, kampioni në fuqi Ballkani i Therandës.

Përballja e rivalëve të qytetit, u karakterizua me lojë të mirë por që pati vetëm një gol në ndeshjen  e parë të gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Ismajlgeci shënoi në minutën e 90-të. 

Ndeshja e kthimit pritet me padurim mes këtyre dy skuadrave.

Suhareka është lider i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A dhe Ballkani zë pozitën e dytë në Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat