Spalletti gati të përdorë skemat e Interit dhe 6 lojtarë

Futboll

Spalletti gati të përdorë skemat e Interit dhe 6 lojtarë

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:27
Spalleti

Euro 2024 në Gjermani po afron dhe kurioziteti është i madh për të njohur skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti.

Me Italinë që do të tentojë të përsëritë atë triumf në Ëembley, të kaltërit do të kenë siguri nga lojtarët e Interit. Në 11 lojtarët titullarë, Spalletti mund të aktivizojë 6 zikaltër të Interit.

Mbrojtja do të jetë reparti më i ngjashëm me zikaltërit, treshja Darmian-Acerbi-Bastoni.

Në mesfushë, Dimarco do të mbulojë krahun e majtë dhe Barella me Frattesin në mesfushë.

Spalletti në miqësoret e fundit madje ka provuar edhe skemat e Simone Inzaghit me Interin, ku qartë u dukën rezultatet pozitive. Spalletti ka ndjekur me kujdes Interin kryesues të Serie A këtë sezon dhe loja e zikaltërve e ka mahnitur atë, ku sipas “Tuttosport”, në këtë Kampionat Europian, Spalletti do të mbështetet tek 6 lojtarët e Interit dhe te skema e skuadrës zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat