Kupa e Shqipërisë, luhen dy sfidat e para gjysmëfinale

Futboll

Kupa e Shqipërisë, luhen dy sfidat e para gjysmëfinale

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Në kuadër të Kupës së Shqipërisë, dita e sotme rezervon takimet e fazës gjysmëfinale mes katër ekipeve që luajnë për një vend në finale.

Kukësi pret Tiranën, rekordmene në këtë kompeticion me trofetë e fituar.

Ky duel do të zhvillohet në “Kukës Arena” prej orës 15:00.

Në të njëjtën orë, luhet edhe takimi tjetër gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë. Egnatia, fituese në fuqi e kupës, përballet me Vllazninë në Rrogozhinë.

Ky trofe është mjaft i rëndësishëm për këto ekipe, pasi u jep mundësinë të luajnë në kualifikueset e Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat