Blend Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit

Futboll

Blend Krasniqi do t’i nënshtrohet operimit

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:51
Blend Krasniqi

Sport Club Gjilani ka lëshuar një komunikatë zyrtare, ku ka njoftuar për gjendjen e futbollistit Blend Krasniqi, i cili u lëndua ditë më parë.

Krasniqi duhet t’i nënshkrohet operacionit dhe pas operimit nuk do të mund ta ndihmojnë Gjilanin për objektivat që kanë deri në fund të kampionatit.

”Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik.

Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta.” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat