Reece James refuzon Real Madrid-in

Futboll

Reece James refuzon Real Madrid-in

Më: 3 prill 2024 Në ora: 13:42
Chelsea

Sezonin e kaluar numëron 16 paraqitje, ndërsa këtë vit vetëm 390 minuta.

Reece James është torturuar nga dëmtimet për disa vite, ndërsa tani ai do të duhet të kthehet dhe të japë maksimumin për të rifituar një vend te Chelsea, por ashtu edhe te kombëtarja angleze përpara EURO 2024.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Reece James synohet nga Real Madrid-i, por vetë mbrojtësi nuk dëshiron të largohet nga “blutë” e Londrës.

Ai mësohet si i ka bërë të ditur Chelsea-t se nuk ka në plan të marrë në konsideratë asnjë ofertë dhe se dëshiron të jetë pjesë e “bluve” të paktën deri në 2028-ën, kur skadon edhe kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat