Cole Palmer është i vetmi “lajm” i mirë për Chelsea-n këtë sezon

Futboll

Cole Palmer është i vetmi “lajm” i mirë për Chelsea-n këtë sezon

Më: 3 prill 2024 Në ora: 12:32
Cole Palmer

Cole Palmer është i vetmi “lajm” i mirë për Chelsea-n këtë sezon. I transferuar verën e kaluar nga Manchester City në këmbim të 47 milionë eurove, anglez ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Performancë që i siguroi ftesën e tij të parë nga Gareth Southgate dhe një konfirmim të mundshëm edhe për pjesëmarrjen në Euro 2024.

Për më tepër, edhe falë tij, “blutë” kanë ende shansin për të fituar një trofe këtë sezon, përkatësisht FA Cup, pasi do të luajnë gjysmëfinale ndaj Manchester City-t në “Etihad Stadium” më 20 prill.

Për të gjitha këto arsye, Palmer do të marrë një rritje rroge, pavarësisht se kontrata e tij është ende shumë e gjatë dhe skadon në qershor 2023.

Mesfushori dhe përfaqësuesit e tij do të ulen në tavolinë me drejtuesit e klubit londinez për të hedhur gjithçka në letër së shpejti. Chelsea dëshiron të shpërblejë lojtarin për sezonin e tij të shkëlqyer dhe sipas asaj që shkruhet nga mediet britanike Palmer do të bëhet nga më të paguarit në skuadër, me një rrogë minimumi 400,000 euro në muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat