Juventusi fuqi për Lazion, bën hapin e parë drejt finales

Futboll

Juventusi fuqi për Lazion, bën hapin e parë drejt finales

Nga: K.G. Më: 2 prill 2024 Në ora: 22:52
Pamje nga ndeshja

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lazio-s, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Juve ka kontrolluar ndeshjen dhe në bazë të rasteve ka mundur të fitojë edhe më bindës. 

Dy gola u shënuan në 45 minutat e dytë. 

Chiesa shënoi në minutën r 50-të dhe Vllahoviq në atë të 64-tën, për fitoren 2:0. 

Reprezentuesi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është paraqitur nga minuta e 81-të për Lazion.  

Juve ka bërë një hap drejt finales, por ka ende punë në sfidën e kthimit në Romë. 

Lazio do të orvatet që të përmbysin këtë disavantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat