Shqiptarët shkëlqejnë në Itali

Futboll

Shqiptarët shkëlqejnë në Itali

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:25
Ylber Ramadani

Mesfushori i Lecce, Ylber Ramadani edhe pse nuk ra shumë në sy, mori vlerësime positivë nga mediat sportive italiane.

E përditshmja kryesore në Itali, “La Gazzeta dello Sport”, i dha notën 7, duke e cilësuar si më të mirin në fushë, në barazimin “e bardhë”, 0 me 0, ndaj “Verdhekuqve”, të Roma-s.

Edhe media tjetër “Sky Sport” e vlerësoi me 7, dhe Ramadani ishte ndër më të dalluarit.

Diçka më poshtë, “Eurosport” që i dha notën 6, e cila gjithashtu nuk mund të qortohet.

Duke mbetur në Serie A, Kristjan Asllani pati pak minuta për Inter në fitoren 2-0 ndaj Empoli.

Mesfushori shqiptar nuk është në momentet kur ishte titullar dhe dallohej, por sidoqoftë luajti mbi 21 minuta.

Sërish në Itali, veçse në kampionatin e “Shpresave”, u dallua shqiptari i radhës.

Ky është sulmuesi Flavio Sulejmani, që shënoi një gol të rëndësishëm për Lazio U19. Futbollisti 18-vjeçar realizoi rrjetën e dytë në fushën e vet ndaj Sampdoria, ndërsa kryeqytetasit pretendojnë kreun e renditjes. Sulejmani ka 5 rrjeta deri tani në kampionat, ndërsa sfida e radhës është ndaj Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat