Dy asistime në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar ‘shkëlqen’ në Turqi

Futboll

Dy asistime në pjesën e parë, sulmuesi shqiptar ‘shkëlqen’ në Turqi

Më: 2 prill 2024 Në ora: 18:17
Altin Zeqiri

Altin Zeqiri është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Rizespor po luan momentalisht në transfertë përballë Istanbulspor.

Pjesa e parë e sfidës e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke, është mbyllur 0-2.

Zeqiri është ai që asistoi në të dy golat për të tijët.

Në minutën e 4’, sulmuesi i Kosovës asistoi për Olawoyin, dhe 40 minuta më pas ai asistoi te Minchev, me këtë të fundit që ia doli ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Anësori i majtë deri më tani ka shënuar 3 gola me fanellën e Rizespor, teksa 23-vjeçari shkon në kuotën e 5 asistimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat