Shkupi nuk fiton në gjysmëfinalen e parë

Futboll

Shkupi nuk fiton në gjysmëfinalen e parë

Nga: K.G. Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:43
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkupit dhe Tikveshit u ballafaquan mes vete dhe sfida përfundoi baras (0:0) në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Në duelin e zhvilluar në Çair, Shkupi nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e fushës për të arritur një diferencë pozitive në prag të revanshit në Kavadar.

Shkupi e pati iniciativën në përpjekje për të shënuar, por  pa finalizim.

Tikveshi i neutralizoi të gjitha tentativat e vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat