Katër klube angleze pas Rodrgyo

Futboll

Katër klube angleze pas Rodrgyo

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:31
Rodrgyo

Të gjithë janë të sigurt se Mbappe do të jetë pjesë e Real Madrid sezonin e ardhshëm, dhe ka një entuziazëm të madh për ardhjen e tij të mundshme në “Bernabeu”. Megjithatë, kjo ka ngritur pikëpyetje se kush do të luaj sezonin e ardhshëm dhe ku, duke pasur parasysh konkurrencën në ekip.

Mbappe është një titullar natyra, ndërsa Vinicius Jr është cilësuar si më i miri në botë në pozicionin e tij nga Carlo Ancelotti. Me Bellingham në formë të jashtëzakonshme, shumë kanë vënë në dukje situatën e Rodrygo.

Braziliani gjithmonë ka qenë një xhol për skuadrën e “Los Blancos”, duke bërë paraqitje fantastike, por edhe duke ndihmuar shpeshherë skuadrën të fitojë me golat e tij.

Gjithashtu thuhet se shumë klube angleze janë vënë pas tij. Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Liverpool kanë shfaqur interes për brazilianin, por nuk lihet pas as PSG.

Rodrygo është mësuar të luajë në krahun e djathtë të sulmit dhe Ancelotti mund të përdorë një taktikë “vrastare” për kundërshtarin.

Tekniku italian ndoshta nuk do të jetë i detyruar të largojë Rodrygo me ardhjen e mundshme të Mbappe. Ancelotti mund të vendosë në krahët e sulmit Vinicius Jr dhe Rodrygo, ndërsa Mbappe në krye. Bellingham, i cili kohët e fundit është parë shpesh në rolin e sulmuesit, mund të vendoset në pozicionin e tij natyral, si një mesfushor i avancuar drejt sulmit, pra pas treshes ofensive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat