​Ballkani para ndeshjes me Suharekën: Betejë të fortë në fushë, festë në tribunë

Futboll

​Ballkani para ndeshjes me Suharekën: Betejë të fortë në fushë, festë në tribunë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 16:09
​Ballkani para ndeshjes me Suharekën: Betejë të fortë në fushë, festë në tribunë

Kupa e Kosovës do t’i rikthehet nesër aksionit, ku do të zhvillohen ndeshjet e para të gjysmëfinales së këtij sezoni.

Ndeshje interesante do të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ku Prishtina do të përballet me Dritën, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, gjithashtu vëmendja do të jetë edhe te derbi i qytetit mes Suharekës dhe Ballkanit. Ky i fundit para ndeshjes së nesërme ka reaguar në “Facebook”, duke treguar se çka do ta karakterizojë këtë finale.

“Ky duel sigurisht që do të karakterizohet me betejë të fortë futbollistike në fushë, kurse në tribunë do të jetë festë e vërtetë për qytetin tonë”, shkroi Ballkani në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat