Suedia habit

Futboll

Suedia habit

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:50
Ibrahimoviç

Pothuajse ka kaluar një vit që nga tërheqja e Zlatan Ibrahimovic nga skena konkurruese, duke u përshëndetur me tifozët e “San Siros” pas ndeshjes Milan-Verona të ndjekur nga tribuna, e vlefshme për javën e fundit të kampionatit (2022-2023).

Suedezi përshëndeti, pothuajse i përlotur, tifozët kuqezinj, të cilët u “ripërqafuan” me kthimin e tij si njeriu i besuar i pronarit Gerry Cardinale, i cili e lejoi atë të ishte më afër ish-shokëve të skuadrës.

12 muaj pas këtij njoftimi, Suedia është gati t’i bëjë nderimet e duhura me një ndeshje miqësore lamtumire, që do të shërbejë si një festë e vërtetë e “bëmave” të kampionit nga Malmoe, golashënuesi më i mirë i kombëtares skandinave ndonjëherë, me 62 gola në emër të tij.

Siç njoftoi Federata Suedeze e Futbollit me një postim në ‘X’, për ta nderuar karrierën e ish-sulmuesit të shquar do të zhvillohet ndeshja e lamtumirës kundër Serbisë, e planifikuar më 8 qershor.

Nuk do të jetë një ndeshje përgatitore për “Euro 2024”, pasi Kulusevski dhe shokët e tij nuk arritën të kualifikohen në kompeticionin e Gjermanisë, i cili do të zhvillohet kësaj vere.

Ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Serbisë do të zhvillohet në “Friends Arena” në Solna. Megjithë zhgënjimin e dështimit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, suedezët do të kenë mundësinë të festojnë në mënyrën më të mirë “bëmat” e Ibrahimovicit në një ditë kushtuar tërësisht atij.

Ibrahimovic mund të mburret me numrat më të mirë me ekipin e tij kombëtar: 122 ndeshje dhe 62 gola. Askush te Suedia nuk ka bërë më mirë se ish-sulmuesi i Milanit nga pikëpamja e shënimit.

Goli i tij i fundit me Suedinë daton më 17 mars 2023, pak më shumë se një çerek ore në fushë, në ndeshjen e humbur kundër Belgjikës dhe e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat