Reali një vit pa humbje në shtëpi

Futboll

Reali një vit pa humbje në shtëpi

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:40
Reali

Reali i Madridit ka mundur Atletik Bilbaon të dielën, duke mbyllur një vit kalendarik pa pësuar humbje në shtëpinë e tij në “Bernabeu”.

Për herë të fundit, Reali është mundur në fortesën e tij më 8 prill 2023 kundër Vijarrealit (2-3). Skuadra e Ançelotit nuk do të luajë më deri më 9 prill, kështu që tani mund të “mburren” se kanë lënë pas një vit të plotë pa humbur në shtëpi. Sfida e radhës në “coliseum” të Madridit do të jetë ajo ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Me më shumë efikasitet se sa lojë, Madridi u rikthye nga “pushimet” ndërkombëtare me një fitore kundër Bilbaos.

“Los blancos” fituan 2-0 falë një dygolëshi të Rodrigos dhe tani do të kenë plot 9 ditë të plota për të përgatitur sfidën e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit. Këtë fundjavë La Liga do të jetë pushim për t’i lënë vend finales së Kupës së Mbretit mes Bilbaos dhe Majorkës. Një vit pa humbje për Realin në shtëpi, që nga e fundit kundër Vijarrealit. Në atë ndeshje, Realin e drejtonte i njëjti arbitër që drejtoi kundër Bilbaos të dielën e kaluar (Alberola Rohas).

Një vit më parë Madridi mbërrinte pasi kishte siguruar kualifikimin në finalen e “Copa del Rey”, pasi eliminoi Barcelonën në “Camp Nou” me shifrat 0-4 dhe po priste Çelsin në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions. Real Madridi priti “nëndetësen e verdhë” sezonin e kaluar për Pashkë, të Shtunën e Shenjtë dhe pësoi humbjen e fundit në “Santiago Bernabeu”, humbja e vetme deri më sot.

Që nga fitorja e Vijarrealit, Reali tani mund të mburret se ka mbyllur një vit kalendarik pa humbur në stadiumin e tyre. Ajo daton më 8 prill 2023 dhe “los blancos” nuk do të luajnë më deri më 9 prill 2024. Atë ditë djemtë e Ançelotit do të presin Sitin në një nga ndeshjet më delikate të sezonit. Gjatë këtij viti kalendarik në “Santiago Bernabeu”, Reali ka luajtur 25 ndeshje para publikut të tij. Një periudhë ku madrilenët kanë regjistruar 20 fitore, 5 barazime dhe asnjë humbje. Siti në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të vitit të kaluar,

Bilbao në javën e fundit të sezonit të kaluar, Vajekano, Atletiko e Madridit dhe Lajpcigu janë skuadrat e vetme që kanë arritur në të paktën një barazim gjatë këtij viti kalendarik në “Koloseun” e bardhë. Shifra mbresëlënëse që e bëjnë “Santiago Bernabeu” një stadium të pakapërcyeshëm për rivalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat