Shkupi kundër Tikveshit, Gronner: Futemi në ndeshje shumë të motivuar

Futboll

Shkupi kundër Tikveshit, Gronner: Futemi në ndeshje shumë të motivuar

Më: 2 prill 2024 Në ora: 12:15
Gronner

Vetëm dy ditë pasi kanë mbyllur javën e 25-t, me ndeshjen e fituar pastër ndaj Vardarit 3:0, futbollistët e Shkupit nuk kishin mundësi për të pushuar, pasi e marta sjell futboll përsëri për futbollistët shkupjan, ndërsa pak minuta më parë kemi mbyllur..

Kësaj radhe jemi në një garë tjetër, fjala është për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku përballë do të kanë ekipin nga Kavadari, Tiveshin.

Për këtë përballje, të gjithë në ekip janë të vetëdijshëm për rëndësinë, andaj kanë mbledhur forcë që të vazhdojnë garën me besim të plotë, që mundë t’ia dalin.

Një nga futbollistët më të spikatur të këtij gjysmë sezoni te ekipi i Shkupit, padyshim se është sulmuesi shtatlartë, norvegjezi Emanuel Gronner, i cili në shtatë ndeshje ka luajtur 111 minuta, ndërsa ka shënuar pesë gola. Ai e ka të kuptuar rëndësinë e ndeshjes gjysmëfinale, ndaj në deklaratën e tij ka thënë setë gjithë në ekip do të bëjnë gjithçka për ta sjellë këtë trofe në shtëpi.

“Kemi fituar shumë besim dhe eksperienca të mira nga ndeshja e të shtunës së kaluar. Ne i kishim tifozët në mbështjetje, gjë që tregon se jemi klubi më i madh dhe njerëzit na duan.

Duke qenë se ka një kohë të shkurtër mes këtyre ndeshjeve, këto ditë kanë qenë për rikuperimin. 

Sot është gjysmëfinalja e kupës dhe mezi presim ndeshjen, ku futemi me ambicie të mëdha për ta fituar këtë titull. Kanë kaluar shumë vite që nuk e kemi fituar kupën dhe jemi shumë të motivuar për këtë ndeshje.

Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë këtë trofe në shtëpi. Po hyjmë në këtë lojë me një ndjenjë pozitive, jemi të fokusuar dhe thjesht duhet të punojmë si ekip dhe atëherë të gjithë e kuptojnë se sa i fort është Shkupi. Thjesht mezi po e presim ndeshjen!”, ka thënë Gronner.

Trajneri Mlladen Zhizhoviç për këtë ndeshje nuk mund të planifikon vetëm në Abdul Rwatubyaye, i cili në duelin ndaj Vardarit u ndëshkua me dy kartonë të verdhë (kuq), ndaj i duhet të pushon.

Ndeshja e parë gjysmëfinale Shkupi – Tikveshi luhet të martën e 2 prillit në stadiumin e Çairit, me fillim nga ora 15:00, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë do ta ndaj si kryesori në fushë, arbitri nga Struga, Jovan Kaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat