Prishtina ndeshet me Dritën e Suhareka me Ballkanin

Futboll

Prishtina ndeshet me Dritën e Suhareka me Ballkanin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:08
Pamje nga një ndeshje

Albi Mall Superliga e Kosovës është futur në fazën finale, por vëmendja e adhuruesve të futbollit tonë është edhe në Kupën e Kosovës.

Katër skuadra kanë mbetur në garë dhe kërkojnë trofeun e çmuar që vlen edhe për daljen në Evropë.

Tanimë janë caktuar çiftet gjysmëfinaliste dhe ato luhen me sistem vajtje-ardhje, ku ndeshjet e para zhvillohen të mërkurën.

Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit tonë do të jetë në duelin mes Prishtinës dhe Dritës, ku dy rivalët e vjetër do të përballen në ndeshjen e parë.

Dueli i parë mes dy ekipeve bardhekaltër do të zhvillohet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan me fillim nga ora 15:00.

E në gjysmëfinalen tjetër do të takohen dy skuadrat nga Theranda, FC Suhareka dhe Ballkani.

Suhareka është skuadra e vetme nga Liga e Parë në gjysmëfinale dhe kërkon që të shkaktojë befasi përballë Ballkani që është favorit i madh në letër.

Të dy duelet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës do të zhvillohen të mërkurën me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat