Mbrojtësi portugez nuk bind Allegrin

Futboll

Mbrojtësi portugez nuk bind Allegrin

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:01
Tiago Djalo

Juventusi pagoi rreth 7 milionë euro bashkë me bonuset në muajin janar për të transferuar mbrojtësin Tiago Djalo nga Lille, në mënyrë që të “digjte” konkurrencën me Interin, që priste ta merrte futbollistin në verë me parametra zero.

Megjithatë deri tani 23-vjeçari nuk e ka bërë ende debutimin me Juventusin dhe media në Itali ka ngritur alarmin se forma e tij është shumë larg pritshmërive që kishin në klubin bardhezi.

Djalo vjen nga një dëmtim i rëndë dhe nuk ka ende formën më të mirë fizike, ndaj edhe integrimi në formacionin e bardhezinjve duket më i vështirë, teksa gjasat janë që në fund të sezonit të huazohet në një tjetër klub.

Te Juventusi nuk janë plotësisht të bindur që portugezi mund të shndërrohet menjëherë në një titullar, ndaj po studiojnë opsionin e huazimit, në mënyrë që Djalo të gjejë formën e tij më të mirë dhe të kthehet gati për të veshur fanellën bardhezi.

Tiago Djalo luan si mbrojtës qendre dhe i majtë, teksa te Juventusi ngulmuan për ta transferuar, pasi e shihnin si lojtarin ideal për t’u rreshtuar në skemën 3-5-2 të Allegrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat