Kërcënimet nga Rosario i ndryshojnë të ardhmen, Di Maria negocion për rinovim me Benfica

Futboll

Kërcënimet nga Rosario i ndryshojnë të ardhmen, Di Maria negocion për rinovim me Benfica

Më: 2 prill 2024 Në ora: 08:44
Di Maria

Kërcënimet ndryshojnë mendjen e Angel Di Maria.

“Fideo” në fakt u kërcënua me vdekje në Argjentinë nga disa tifozë të Rosario Central, të cilët ishin kundër rikthimit të tij në skuadrën me të cilën u rrit.

Tashmë, rikthimi i tij në Argjentinë është më pak i mundshëm dhe Di Maria mendohet të ketë filluar negociatat për rinovimin e kontratës së tij me Benfica.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje me klubin portugez, argjentinasi mund të përfundojë në Arabinë Saudite ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat