Prapaskena, do të habiteni se kush e pagoi lirinë me kusht të Dani Alvesh

Futboll

Prapaskena, do të habiteni se kush e pagoi lirinë me kusht të Dani Alvesh

Më: 1 prill 2024 Në ora: 13:37
Dani Alvesh

Të hënën e kaluar, më 25 mars, Dani Alvesh pagoi një milion euro në këmbim të lirisë me kusht.

Spekulimet sugjeruan se do të kishte qenë rrethi familjar i Alveshit që i kishte paguar paratë, por një ekskluzive e programit “Fiesta” ka zbuluar se kush qëndron pas lirisë së lojtarit.

Është një revistë e rëndësishme braziliane, e njohur në arenën ndërkombëtare për raportet e saj me figura të rëndësishme, ajo që ka paguar 1 milionë eurot.

Revista e ka bërë pagesën me kusht që të merrte reportazhin e parë ekskluziv për jetën e Dani Alvesh. Negocimi i pagesës përfshin pranimin e një interviste në format videodokumentari, që do të tregojë historinë nga këndvështrimi i futbollistit brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat