Deçiqi vazhdon fuqishëm hapin për titull në Mal të Zi

Futboll

Deçiqi vazhdon fuqishëm hapin për titull në Mal të Zi

Nga: K.Goca Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:21
Deçiqi

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, ka triumfuar në udhëtim me rezultat 2:0 ndaj Arsenalit nga Tivati. 

Deçiqi ka ndal tre pikë dhe ka vazhduar fuqishëm hapin në luftë për titullin e kampionit. 

Matiq në minutën e 74-të dhe Sharkiq nga penalltia në atë të 90+5, shënuan për fitoren 2:0.

Image

Pamje nga ndeshja

Buduçnosti kryeson me 50 pikë sa ka edhe Deçiqi në pozitën e dytë pas javës së 27-të në elitën e futbollit malazez. 

Sutjeska renditet në vend të tretë me 43, pasojnë Jezero 42, Mornari 42, Petrovac 34, Arsenali 31, Jedinstvo 24, Mlladosti 21 dhe Rudari 20.

Në javën e ardhshme Buduçnosti e pret Mlladostin e Deçiqi i shkon Jedinstvos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat