Interi nuk e ka më në planet e tij

Futboll

Interi nuk e ka më në planet e tij

Më: 31 mars 2024 Në ora: 18:58
Marko Anrnautoviç

Marko Anrnautoviç erdhi si përforcimi më i ri verës tek skuadra e Interit. Zikaltërit donin të shtonin forcën sulmuese dhe morën pikërisht austriakun nga skuadra e Bolonjës, për shifrën e 10 milionë eurove.

Pavarësisht pritshmërive të mëdha që kishte klubi dhe tifozët për të, sulmuesi 34-vjeçar nuk ka mundur dot të shfaqë 100% të aftësive të tij. Kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që ka pasur gjatë gjithë sezonit.

Edhe tani vazhdon të jetë i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në ndeshjen me Udinezen më 8 prill. Në 28 ndeshje që ka zhvilluar këtë sezon, ka arritur të shënojë vetëm 4 herë dhe natyrisht që nuk janë shifra që i përshtaten një sulmuesi qendre.

Sipas “Tuttomercatoweb”, për këtë arsye duket se Interi nuk e ka më në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Arnautoviç ka një kontratë që i skadon në verën e vitit 2025, por zikaltërit po tentojnë ta shesin që në këtë merkato vere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat