Bylis rikthehet te fitorja

Futboll

Bylis rikthehet te fitorja

Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:20
Pamje nga ndeshja

Ndeshjet: Janë mbyllur 5 sfidat e Kategorisë së Parë të orën 14:00. Janë shënuar 13 gola gjatë 90-të minutave të këtyre sfidave.

Bylisi rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-0 Kastriotin. Kështu ballshiotët rimarrin përkohësisht vendin e parë Elbasanit, që do të luajë me Lushnjen në orën 19:00.

Fitore mori edhe Korabi në transfertë ndaj Vorës. Dibranët përmbysën shifrat 1-0 në 3-2 dhe marrin një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për zonën “Play – Off”.  4-1 ka triumfuar edhe Besa ndaj Tomorit.

Luzi dhe Burreli janë ndarë në barazim 1-1 mes tyre, ndërkohë Flamurtari dhe Apolonia janë ndarë në “paqe”  me ekipet që nuk kanë mundur të gjejnë dot rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat