Granit Xhaka mezi po e pret

Futboll

Granit Xhaka mezi po e pret

Nga: K.Goca Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:43
Granit Xhaka

A do të bëhet Leverkusen kampion i Gjermanisë në muajin prill?

Leverkusen mbetet i pamposhtur në ndeshjen e 39-të radhazi këtë sezon. Fitimi i kampionatit për herë të parë në historinë e klubit duket thjesht një formalitet dhe mund të ndodhë në ditët e ardhshme, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, djali nga Kosova, mezi po pret me Bayer Leverkusenin që të festojnë edhe zyrtarisht.

“Bayer Leverkusen ka harruar se si të humbasë, qoftë në Europa League apo në ligë, skuadra e trajnerit të suksesshëm Xabi Alonso.

Fitorja e së shtunës kundër Hoffenheim (2:1) është një kryevepër e veçantë. Skuadra me liderin zviceran Granitin, ka epërsinë 10 pikë ndaj Bayernit. Dera e titullit të parë kampion në historinë e klubit është tashmë e hapur”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat