Guardiola para sfidës me Arsenalin

Futboll

Guardiola para sfidës me Arsenalin

Më: 31 mars 2024 Në ora: 11:48
Guardiola

Pep Guardiola thotë se tifozët mund ta ndih mojnë Sitin në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë kundër Arsenalit për të marrë më të mirën nga kryesuesit e kampionatit.

Kampionët mirëpresim “topçinjtë” e Mikel Artetës në “Etihad” të dielën, duke e ditur se tri pikët do të sillnin parakalimin e tyre. Siti ka një rekord të jashtëzakonshëm në shtëpi gjatë dy sezoneve të fundit, duke qenë 38 ndeshje i pamposhtur në të gjitha kompeticionet, një ecuri që shtrihet deri në nëntor 2022.

Pas suksesit historik të tripletës në 2022- 23 dhe ngritjes së Superkupës së Europës dhe Kupës së Botës për Klube në fillim të këtij sezoni, Guardiola është i kënaqur që lojtarët e tij po rivalizojnë përsëri për tripletën. Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Arsenalin, menaxheri u bëri thirrje të gjithëve të përfshirë në klub që të bashkohen në dy muajt e fundit të sezonit.

“Është mirë të jesh këtu”, tha ai. “Sezoni ka qenë vërtet i mirë duke fituar dy trofe pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar. Jemi në garë për tre trofetë kryesorë të sezonit. Ne bëjmë punë të jashtëzakonshme. 10 ndeshjet e fundit të Premier Ligës nisin në një moment të rëndësishëm. Jam i sigurt se njerëzit do të na japin atë që na nevojitet për të bërë më të mirën tonë. Për momentin çdo ndeshje është kaq e rëndësishme. Nëse ne do të jemi në gjendje që t’ia dalim, ndeshja e ardhshme do të jetë gjithashtu shumë e rëndësishme”.

Kjo përplasje vjen pas pushimit të fundit ndërkombëtar të sezonit. Kevin De Bryjne nuk ishte pjesë e skuadrës së Belgjikës për ndeshjet e saj me Anglinë dhe Irlandën, por Guardiola dëshiron ta shohë lojtarin në maksimumin e tij të dielën. “Kevin është kaq i rëndësishëm”, tha ai.

“Ka qenë një sezon i vështirë për të me lëndime. Ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, por dje u stërvit shumë mirë. Do të shohim se çfarë do të bëjë ai në ditët në vijim”. Tani, në sezonin e tij të nëntë në Mançester, De Bryjne është e sigurt se do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë në historinë e Premier Ligës.

I pyetur nëse aftësia e belgut për të bërë diferencën në ndeshjet më të mëdha është një shembull për lojtarët më të rinj, Guardiola përmendi forcën kryesore të belgut: “Ajo është vazhdimësia. Kevin ka qenë kaq i qëndrueshëm për shumë vite, por ne nuk do të vendosim të gjithë përgjegjësinë mbi Kevin, sepse ajo është për të gjithë ekipin dhe njerëzit tanë sigurisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat