Qirko: Penalltia çështje fati

Futboll

Qirko: Penalltia çështje fati

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:13
Qirko - majtas

Laçi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Laçi” të Kurbinit, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur portieri i Partizanit i cili priti edhe një penallti, Pano Qirko.

“Të them të drejtën me Ujkën kam luajtur te Ballshi në të njejtin ekip, dhe e kam parë në stërvitje ku gjuan.

Por që them se penalltia është çështje fati.

Besoj se ai e dinte që unë e dija ku do gjuante, dhe të dy bëmë të kundërtën. Në pjesën e dytë kishte tension loje pasi kishim një lojtar më pak.

Por këtë ndeshje kishim komunikim dhe ky ishte çelësi i suksesit. Sot luajtëm edhe për Carën pasi i ndodh kujtdo të marrë karton të kuq.

Sado që çdo lojtar ka presion, por te Partizani shmanget presioni

Vllaznia? Është ndeshje direkte, është shumë e fortë. Në “Air Albania”, kemi triumfuar ndaj ekipeve të forta pasi përballë tyre jemi kockë e fortë. Skënderbeu ka bërë shumë mirë, Dinamo në një moment, por mendoj se del barazim si ndeshje”, është shprehur Pano Qirko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat