​Muriqi e nis nga fillimi ndeshjen kundër Valencias

Futboll

​Muriqi e nis nga fillimi ndeshjen kundër Valencias

Më: 30 mars 2024 Në ora: 18:26
​Muriqi e nis nga fillimi ndeshjen kundër Valencias

Sot me fillim nga ora 18:30 “Estadio de Mestalla” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Valencias dhe Mallorcas, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të La Ligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Valencia u mposht 1:0 nga Villarreali, kurse Mallorca fitoi 1:0 kundër Granadas.

Momentalisht, Valencia zë vendin e tetë në tabelë në kuotën e 40 pikëve, krahas Mallorcas që renditet e 15 me 30 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Valencia nuk do të paraqiten Canos, Diakhaby dhe Gaya, kurse te Mallorca mungon vetëm Martin Valjent.

Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Valencia (4-4-2): Mamardashvili; Foulquier, Ozkacar, Mosquera, Correia; Gonzalez, Pepelu, Guillamon, Perez; Yaremchuk, Duro

Mallorca (5-3-2): Greif; Vidal, Gonzalez, Nastasic, Copete, Costa; Darder, Mascarell, Morianes; Larin, Muriqi  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat