​Ancelotti: Modric drejt largimit? Do ta shohim në fund të sezonit

Futboll

​Ancelotti: Modric drejt largimit? Do ta shohim në fund të sezonit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:51
Luka Modric

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për situatën e Luka Modric në klub.

Modricit i skadon kontrata me Realin në fund të këtij sezoni, dhe ende nuk dihet nëse mesfushori kroat do ta vazhdojë të ardhmen në “Santiago Bernabeu”.

Rreth kësaj çështje ka folur tani trajneri i Realit, Ancelotti i cili tha se në fund të sezonit do të zbulohet gjithçka.

“Luka Modric drejt largimit? Fokusi i tij është në këtë sezon, ne do ta shohim vendimin në fund të sezonit aktual. Nuk kam ndjenja të veçanta për t’i ndarë sa i përket Modric dhe Kroos, i shoh të gatshëm për dy muajt final”, tha Ancelotti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat