Kritika e ashpër e Tacconit

Futboll

Kritika e ashpër e Tacconit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 16:23
Tacconi

Kritika e ashpër e Tacconit: Juventus i mbushur me "kotele", duket sikur nuk do shënojnë kurrë

Ish-portieri i Juventusit, Stefano Tacconi ka lënë pas problemet shëndetësore dhe është gati të ndjekë bardhezinjtë nga tribuna e “Allianz Stadium” pas më shumë se dy vitesh.

Ai ka njoftuar se do të ndjekë nga stadiumi përballjen mes Juventusit dhe Milanit, e parashikuar për t’u luajtur më 28 prill, megjithatë nuk i ka kursyer kritikat për skuadrën e Allegrit.

“Do të rikthehem në stadium për ndeshjen ndaj Milanit në prill, por të them të drejtën nuk më pëlqen aspak kjo skuadër.

Bën futboll të mërzitshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me skuadrën me të cilën unë fitova gjithçka. Ne kishim shumë luftëtarë, që donin të fitonin kudo, ndërsa tani shoh shumë kotele në fushë.

Për më tepër, unë luaja me Platini dhe nga momenti në moment kishte idenë që mund të shënohej gol. Kur shoh këtë Juventus tani, mendoj shpesh se këta nuk mund të shënojnë gol as pas tre orësh lojë”, u shpreh Tacconi.

66-vjeçari ka luajtur me Juventusin për 9 sezone në periudhën 1983-1992, duke fituar trofe të shumtë me bardhezinjtë si në Itali ashtu edhe në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat