Tudor para Juventusit

Futboll

Tudor para Juventusit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:47
Tudor

Tekniku kroat, Igor Tudor do të debutojë këtë fundjavë, në krye të pankinës së “Shqiponjave”, të Lazio, me “Të Kaltërit”, që do të presin pasditen e së shtunës, në “Stadio Olimpico”, një kundërshtar shumë të vështirë siç janë edhe “Bardhezinjtë” e Juventus, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Siç e do zakoni një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku tekniku që mori drejtimin e Lazio pas largimit të Maurizio Sarri, deklaroi se do të jetë bukur që ndeshjen e tij të parë e ka në “Olimpico”, teksa më tej foli edhe më ecurinë e “bomberit” italian, Ciro Immobile.

“Do të jetë bukur, do të kemi shumë motivim, por duhet të përgatitemi në mënyrën e duhur në çdo pikëpamje.

Po mendoj për përgatitjen e skuadrës dhe jo për emocionet”-tha fillimisht ai.

Me Ciro-n kam folur dy herë për këtë temë, e kam parë shumë të motivuar.

Mendoj se interesohet për kombëtaren, varet vetëm prej tij në këta dy muaj. Ai ka shënuar gjithmonë, mendoj se do ta bëjë sërish.

Unë po e llogaris shumë, ai është një djalë me cilësi jo vetëm futbollistike, por edhe njerëzore. E njoh, jam i bindur se do të ketë dy muaj të rëndësishëm”,- u shpreh Tudor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat