Real Madridi ka në duar një ‘diamant’

Futboll

Real Madridi ka në duar një ‘diamant’

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:39
Endrick

Endrick po vazhdon të shkëlqejë në moshën 17-vjeçare.

Pasi shënoi dy gola për Brazilin në miqësoret ndaj Anglisë dhe Spanjës, ai ka shënuar përsëri, kësaj radhe për Palmeiras, gol ky që doli të kishte rëndësi mjaft të madhe.

Goli i Endrickut ndaj Novorizontinos i siguroi Palmeirasit një vend në finalen e kampionatit Paulista.

Ky ishte goli i tij i tretë në harkun e pesë ditëve.

Ai la gjithashtu një festim i cili do të mbahet mend gjatë. Sulmuesi i ri mori një flamur gjigant të Palmeiras dhe e mbajti në shpinën e tij, një metaforë për atë se çfarë kishte ndodhur në fushë gjatë ndeshjes.

Pas performancave të mrekullueshme me kombëtaren e Brazilit, Endrick bëri një hap para përsëri për klubin e tij dhe për këtë u shpreh mjaft i lumtur.

Pas performancave të mrekullueshme me kombëtaren e Brazilit, Endrick bëri një hap para përsëri për klubin e tij dhe për këtë u shpreh mjaft i lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat