Sot luhen dy ndeshje në elitë, vëmendja në Çair

Futboll

Sot luhen dy ndeshje në elitë, vëmendja në Çair

Më: 30 mars 2024 Në ora: 11:38
Pamje nga një atmosferë

Sot do të rikthehet elita e futbollit maqedonas me ndeshjet e xhiros së 25-të në program, teksa në program janë dy ndeshje.

Vëmendja do të jetë në stadiumin e Çairit, aty ku Shkupi do të përballet me Vardarin në derbin e kreqytetit, përderisa në anën tjetër Tikveshi do të takohet me Sileksin. Ndërkohë katër ndeshjet tjera zhvillohen të dielën.

Në Strugë do të ketë përplasje mes dy ekipeve shqiptare, me kampionët në fuqi që presin Voska Sportin. Shkëndija në Tetovë do të takohet me Bregallnicën, ndërsa Gostivari do ti matë forcat me Makedonija Gjorçe Petrovin. Pjesë e programit të ditës së diel është edhe takimi Brera – Rabotniçki.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 25-të zhvillohen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat