Acerbi shpallet i pafajshëm në rastin me Juan Jesus

Futboll

Acerbi shpallet i pafajshëm në rastin me Juan Jesus

Më: 26 mars 2024 Në ora: 16:30
Jesus e Acerbi

Francesco Acerbi është shpallur i pafajshëm në akuzën për abuzim racor ndaj Juan Jesusit, gjatë një ndeshjeje të fundit në Serie A.

Gjyqtari sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, ka zbuluar vendimin sot pas një hetimi të Prokurorisë së Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), të drejtuar nga Giuseppe Chine.

Të dy lojtarët u morën në pyetje të premten e javës së kaluar si pjesë e hetimeve të rastit.

Më 17 mars, në ndeshjen që përfundoi baras 1:1 mes Interit dhe Napolit, Jesus akuzoi Acerbin se e ofendoi në baza racore, duke shtyrë gjyqtarin e asaj ndeshjeje, Federico La Penna, për ta raportuar incidentin.

Ndërsa, mbrojtësi italian kishte hedhur poshtë pretendimet e brazilianit, duke thënë se “ai e kishte dëgjuar keq”.

Siç u konfirmua sot nga Mastrandrea, Acerbi tani është liruar nga akuzat për abuzim racor ndaj Jesusit, duke shmangur një supsendim të mundshëm me 10 ndeshje, për shkak të mungesës së provave.

Ditëve të fundit ishte raportuar se te Interi janë të pakënaqur me situatën dhe mund të vendosnin për ndërprerje të bashkëpunimit me mbrojtësin veteran, por e ardhmja e 36-vjeçarit në klub tani duket më e sigurt pas vendimit të sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat