Olise ka një kontratë deri në vitin 2027

Futboll

Olise ka një kontratë deri në vitin 2027

Më: 26 mars 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Skuadrat e Çellsit dhe Man. Junajtedit do të nisin këtë verë një garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kristal Pallasit, Mihael Olise. Lajmin e konfirmojnë mediat britanike.

“Daily Mail” raporton se Bordi Drejtues i Man. Junajtedit është dakord që “Djajtë e Kuq” të nënshkruajnë me Olise-un. Gjithsesi, edhe londinezët janë interesuar prej kohësh për 22-vjeçarin.

Olise ka një kontratë deri në vitin 2027 me Kristal Pallasin dhe kostoja e kartonit të tij mund të shkjojë në 50 milionë euro. Lojtari ka lindur në Angli, por ka përfaqësuar Francën në ekipet e moshave (U-21).

Gjithsesi, kërkesa e Pallasit ka stepur disi klubet. Te Chelsea mendojnë të shesin Rahim Sterlingun dhe të investojnë më pas për Olise, për të qenë në rregullat me “Fair Play Financiar”. Kjo e bën skuadrën londineze favorite për sulmuesin, që këtë sezon ka realizuar 6 gola në Premier Ligë në 11 ndeshje. Gjithsesi, edhe te Man. Junajted do të ketë revolucion, andaj do të jetë një garë e hapur me Çellsin por Mihaell Olise-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat