​Mourinho kërkon klub të ri, por nuk ka oferta

Futboll

​Mourinho kërkon klub të ri, por nuk ka oferta

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:06
Jose Mourinho

Trajneri portugez Jose Mourinho ka deklaruar se është ende pa angazhim, por shtoi se do të dëshironte të merrte një klub gjatë verës, raportojnë mediat vendase.

Mourinho (61) u shkarkua nga Roma pak më shumë se dy muaj më parë pas rezultateve të dobëta në Serie A. Ai ishte mysafir nderi në garën e kampionatit Moto GP për Çmimin e Madh të Portugalisë në pistën Portimao.

Eksperti portugez ka folur me gazetarë vendas dhe të huaj para fillimit të garës.

“Zero lajme për të ardhmen time. Nuk kam klub, jam i lirë, por dua të punoj sërish nga vera”, ka thënë Mourinho.

Ai nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së një klubi nga Portugalia gjatë verës.

“Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos në futboll. Jeta ime është futbolli, mund të punoj kudo, nuk kam asnjë problem me këtë”, tha Mourinho, i cili më parë ka drejtuar Tottenham, Manchester United, Chelsea, Real, Inter, Porto dhe Leiria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat