Grushta në Partizani-Vllaznia, përplasje fizike në ndeshjen e kampionatit U19

Futboll

Grushta në Partizani-Vllaznia, përplasje fizike në ndeshjen e kampionatit U19

Më: 24 mars 2024 Në ora: 21:00
Pamje nga rrahja

Herën e fundit kishte ndodhur tek femrat, madje edhe më shëmtuar.

Gjithsesi, ajo që ndodhi në stadiumin e Partizanit ishte gjithashtu një njollë për imazhin e futbollit shqiptar.

Siç ndodh shpesh në këtë lojë, mjafton një shkak banal që gjithçka të dalë nga kontrolli.

Lojtarë të ekipeve U19 të Partizanit e të Vllaznisë u përfshinë në një konflikt masiv fizik, deri edhe me grushta.

Një ndërhyrje e rëndë, një reagim i pamenduar dhe direkt në kacafytje.

Edhe pse nuk degjeneroi deri në ndërprerje të ndeshjes, sërish konflikti ishte i turpshëm dhe tronditës.

U desh ndërhyrja e rojeve të sigurisë që ndodheshin në stadiumin e klubit kryeqytetas, që gjithçka dalë nga dalë të qetësohej. Arbitri përjashtoi 6 lojtarë me kartonë të kuq, nga tre për çdo skuadër, dhe të vendasit e shkodranët e mbyllën ndeshjen me nga 8 futbollistë.

Dhuna ndodhi në sekondat e fundit në “Arenën e Demave”, ku Partizani po fitonte 5-0 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin kombëtar U19..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat