Dëmtohet edhe portieri Sommer

Futboll

Dëmtohet edhe portieri Sommer

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:32
Sommer

Simone Inzgahi vijon të marrë lajme të këqija nga grumbullimet me përfaqësueset, teksa pas Stefan De Vrij, i dëmtuar ka mbetur edhe portieri titullar, zvicerani Yann Sommer.

Ky i fundit la fushën e lojës në minutën e 37’ të miqësores mes Zvicrës dhe Danimarkës, pas një goditjeje që mori në kavilje nga sulmuesi i talentuar i Manchester United, Rasmus Hojlund.

Sommer la fushën duke ecur vetë, pa ndihmën e barelës dhe kjo shton optimizmin për një dëmtim jo fort shqetësues, megjithatë vetëm ekzaminimet mjekësore do të mund të hedhin më shumë dritë.

Pak ditë më parë në Milano u rikthye edhe Stefan De Vrij që pësoi një dëmtim te Holanda, me mbrojtësin që pritet të kryejë sërish testet mjekësore të hënën, por gjasat janë që të mungojë për të paktën dy javë.

E nëse mungesës së De Vrij io shtojmë edhe ndonjë pezullim të mundshëm të Francesco Acerbit për shkak të debateve me nota raciste që pati me Juan Jesus, atëherë situata në prapavijë mund të komplikohet ndjeshëm për Inzaghin, për ndeshjen ndaj Empolit, e parashikuar për të hënën e 1 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat