Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit ia mbyllë derën Zidanes

Futboll

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit ia mbyllë derën Zidanes

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:19
Zinedine Zidane

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk është një objektiv i kombëtares së Francës për këtë verë.

Kështu bën me dije Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Phillippe Diallo, i cili ka ripërsëritur pozicionin e tij sa i përket të ardhmes së Deschamps, pa marrë parasysh se si paraqitet Franca në Euro 2024.

“Nuk ka asnjë dyshim për Deschamps.

Nuk do të diskutojë për këtë çështje.

Zidane është një monument i futbollit francez. Ne duhet të njohim dhe të tregojmë mirënjohje për çdo gjë që ai ka kontribuar.

Por, ne kemi trajnerin më të mirë të futbollit francez në krye deri në 2026”, është shprehur ai.

Zidane ishte lidhur vazhdimisht me një kalim tek Franca, ndonëse kjo lëvizje nuk u bë realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat