Giroud e ka zgjedhur ekipin e ri, pas Milanit

Futboll

Giroud e ka zgjedhur ekipin e ri, pas Milanit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 12:35
Olivier Giroud

Sipas “L’Equipe”, sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij pas 30 qershorit, kur i skadon kontrata aktuale me kuqezinjtë.

Në fakt, qendërsulmuesi veteran dëshiron që në verë t’i bashkohet bashkatdhetarit të tij Hugo Lloris te Los Angeles në MLS. Prestigjiozja sportive franceze raportoi se sulmuesi në fjalë, i cili kurrë nuk ka ndarë të njëjtin klub me portierin Lloris, pavarësisht se ishin afër gjatë kohës së tyre me Arsenalin (Olivier) dhe Tottenham (Lloris), tani mund të bashkohen në në MLS, te Los Angeles FC, në skuadrën që fitoi kampionatin amerikan në vitin 2022.

E pason Icardi te Milani?

Pas shumë përpjekjesh, sulmuesi argjentinas Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara mund të rikthehen në Milano, qytetin e tyrë të dashur. Por jo për të luajtur me Inter, ish-skuadrën e sulmuesit, por për rivalët e tyre, Milan.

Tani për tani, ky transferim është vetëm një hipotezë, por asgjë nuk është e pamundur, duke parë situatën. Një sulmues që e njeh mirë Serie A dhe që do të siguronte një fanellë si titullar, duke zëvendësuar Olivier Giroud, që pritet të shkojë në Amerikë.

Francezi po shqyrton seriozisht mundësinë për t’i thënë lamtumirë Milan në fund të sezonit. Shtetet e Bashkuara janë vendi i përkryer për të përfunduar karrierën e tij, ndaj, për Milan lind problemi i zëvendësimit të “numrit 9”.

Sesko, David dhe Zirkzee janë në krye të preferencave, por ato kushtojnë shumë dhe për t’i sjellë në Serie A duhet mposhtur konkurrenca e fortë. Nga ana tjetër, Icardi në moshën 31-vjeçare do të mbërrinte për një shumë modeste. Aktualisht luan në Turqi me Fenerbahce.

Madje, për t’u rikthyer në Milano, ai mund të ulë edhe kërkesat për pagën, aktualisht 10 milionë euro. Milani mendon për këtë dhe po vlerëson lëvizjen, por është ende herët për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe strategjitë e transferimit do të vendosen në marrëveshje me trajnerin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat