Ramadani: 3 gola janë shumë, i kërkojmë falje tifozëve

Futboll

Ramadani: 3 gola janë shumë, i kërkojmë falje tifozëve

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:13
Ylber Ramadani

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani analizoi humbjen 3:0 ndaj Kilit në miqësore.

“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë.

Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu.

Tifozët kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate.

Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3:0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve”, deklaroi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat